VIDEO/ Logu: Zgjedhjet në Shkodër u manipuluan, PD kërkon pavlefshmërinë e procesit

VIDEO/ Logu: Zgjedhjet në Shkodër u manipuluan, PD kërkon pavlefshmërinë e procesit

Avokati i opozitës, Marash Logu, gjatë fjalës së tij para 'KAS', theksoi se zgjedhjet e mbajtura më 11 maj 2025 në qarkun e Shkodrës janë shoqëruar me shkelje të rënda ligjore që kanë cenuar thellësisht integritetin e procesit zgjedhor. “Procesi nuk ka qenë as i lirë, as i ndershëm. Kemi të bëjmë me manipulim sistematik, me përfshirjen direkte të përfaqësuesve të pushtetit lokal, administratës dhe individëve me precedentë penalë,” u shpreh Logu. Ai shtoi se blerja e votës, përdorimi i mjeteve shtetërore dhe intimidimi i votuesve kanë qenë fenomene të përhapura jo vetëm në Shkodër, por edhe në qarqe të tjera. Sipas tij, dosja për shkeljet në këtë proces është depozituar në SPAK, ku janë nisur hetime, përfshirë sekuestrimin e celularëve të zyrtarëve lokalë dhe...