VIDEO – Lezha tronditet në orët e para të mëgjesit, tritol automjetit të parkuar në kompleksin e banimit
Një shpërthim me lëndë plasëse ka tronditur gjatë orëve të para të mëngjesit qytetin e Lezhës, duke shkaktuar panik te banorët e një kompleksi pallatesh në afërsi të zonës së “Milenium”. Ngjarja është regjistruar rreth orës 01:50, në një ambient parkimi (garazh), ku dyshohet se ka shpërthyer një sasi lënde plasëse e vendosur në një automjet tip “Benz”.Si pasojë e shpërthimit, automjeti, në pronësi të shtetasit A.N., ka pësuar dëme të konsiderueshme, ndërsa fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar. Zhurma e fortë e shpërthimit ka zgjuar dhe alarmuar banorët e pallatit, të cilët janë përballur me situatën në mes të natës.Pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat kanë rrethuar zonën dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë...
Burimi:
sarandanews.com