Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
VIDEO / Komuniteti LGBTQI+ marshon në Tiranë: Duam liri, barazi dhe siguri!
👁10307
Anëtarë dhe mbështetës të komunitetit LGBTIQ+ zhvilluan sot në Tiranë “Paradën e Krenarisë” (Tirana Pride). Me pankarta në duar ku thuhej “Liri barazi dhe siguri”, aktivistë të LGBTQI+ marshuan nga qendra e kryeqytetit duke vijuar më pas në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Në këtë marshim ata kërkuan më tepër të drejta për anëtarët e komunitetit të tyre dhe për familjen LGBTQI+. I pranishëm ishte edhe ambasadori i Bashkimit Europian Silvio Gonzato, i cili tha se për çështjet LGBTQI+ duhet të ketë mbrojtje më të mirë ligjore. “Çfarëdo lloj diskriminimi në gjuhë, në besim fetar, në mendim politikë ose mosha dhe çdo...