Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Video/ Kapet në një bunker nën një vilë luksoze “Fito”, bosi më i kërkuar i drogës në Ekuador
Policia ekuadoriane ka arrestuar sërish njeriun më të kërkuar në vend, baronin e drogës Adolfo Macías Villamar, i njohur me nofkën “Fito”, udhëheqës i bandës famëkeqe Los Choneros. Operacioni i përbashkët mes policisë dhe ushtrisë, i cili zgjati rreth 10 orë, u zhvillua në qytetin bregdetar të Manta, ku Fito u lokalizua në një bunker të ndërtuar nën një vilë luksoze në lagjen Monterrey. Autoritetet konfirmuan se gjatë ndërhyrjes nuk pati të shtëna armësh. Sipas policisë, brenda shtëpisë me tre kate ndodhej një derë e fshehur e maskuar si pjesë e dyshemesë prej guri, e cila të çonte me shkallë...