Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
VIDEO/ Kalimtarët pikasin një sasi eksplozivi në rrugë, Policia e Durrësit rrethon ‘Velierën’
👁13985
Kalimtarë të rastit kanë njoftuar policinë në Durrës se kanë konstatuar një sasi eksplozivi. Sipas informacioneve paraprake, sasia e eksplozivit është pikasur në rrugë, në zonën e njohur si “Veliera”. Gjithashtu bëhet me dije se momentalisht policia ka rrethuar të gjithë zonën tek “Veliera”, ndërsa pritet edhe mbërritja e forcave xheniere.