VIDEO/ Japonia nën ‘tërbimin’ e tajfunit, dy të vdekur dhe përmbytje massive! 275 fluturime të anuluara dhe 1.6 milionë banorë të evakuuar
Tajfuni Dujuan ka shkaktuar dy viktima në Japoni, anulimin e 275 fluturimeve dhe evakuimin e 1.6 milionë banorëve, ndërsa reshjet e dendura kanë sjellë përmbytje dhe rrëshqitje toke pranë Tokios. Dy persona humbën jetën pasi shirat e rrëmbyeshëm shkaktuan rrëshqitje toke në prefekturat Chiba dhe Kanagawa, pranë Tokios, thanë autoritetet, sipas mediave japoneze, përfshirë agjencinë e lajmeve Kyodo. Të martën në mëngjes, stuhia u largua nga bregu dhe nisi të lëvizte në drejtim verilindor, drejt arkipelagut, ndërsa erërat u dobësuan lehtë, njoftoi Agjencia Meteorologjike e Japonisë (JMA). Tajfuni, rreth 130 kilometra në jug të Katsurës, pranë Tokios, solli erëra që arrinin deri në 144 kilometra në orë. Më shumë se 9,000 familje mbetën pa energji elektrike në prefekturat Chiba, Saitama dhe Shizuoka, si dhe në...
Burimi:
javanews.al