VIDEO/ Hapësirat publike, Rama: Asnjë rraqe nuk do të jetë më nën qiell të hapur

VIDEO/ Hapësirat publike, Rama: Asnjë rraqe nuk do të jetë më nën qiell të hapur

Kryeministri Edi Rama ka reaguar përsëri në lidhje me nismën për lirimin e hapësirave publike të zaptuara nga bizneset pranë rrugëve. Një postim në rrjetet sociale, kreu i qeverisë ka publikuar pamjet që tregojnë se si ishn zaptuar hapësirat publike dhe se si duken pas heqjes ose tërheqjes së bizneseve brenda perimetrit që është dhënë leja. Krahas pamjeve, Rama shkruan; “Ka nisur edhe çlirimi i buzërrugëve kombëtare, duke përcaktuar një kufi tërheqjeje të subjekteve, të cilat njëkohësisht duhet të sigurohen se asnjë rraqe nuk do të jetë më nën qiell të hapur dhe njëkohësisht, sipas kritereve të programit të ri të Rilindja Urbane 2.0 do të kontribuojnë me një sasi gjelbërimi, bashkarisht me qeverinë, duke e trajtuar hapësirën buzë e përballë akseve kombëtare si pjesë...