VIDEO/ Gruaja vdes pasi hidhet nga pallati, trupi i pajetë prej orësh në vendngjarje

VIDEO/ Gruaja vdes pasi hidhet nga pallati, trupi i pajetë prej orësh në vendngjarje

  Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Durrës, ku një grua rreth 65 vjeçe ka humbur jetën pasi ka rënë nga lartësia. Sipas informacioneve paraprake, ajo ka rënë nga dritarja e tualetit në katin e tretë të banesës, në zonën pranë Spitalit Rajonal. Fatkeqësisht trupi i pajetë i viktimës F. Hasanit ka qëndruar për më shumë se 2 orë pasi ekspertët që duhej të ishin aty jo shumë kohë pas ngjarjes, nuk kanë shkuar. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave. Deri më tani nuk dihen shkaqet që çuan në rënien fatale të 65-vjeçares.