Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
VIDEO/ Grimeri i motrave Kardashian shijon byrekun tradicional shqiptar me mish dhe spinaq, gatuar nga një këngëtare
Showbiz E Enjte, 5 Qershor 2025 17:54 Ariel Tejada, grimeri i famshëm i yjeve botërore si Kim Kardashian, Kylie Jenner, ka ndarë së fundmi me ndjekësit e tij në TikTok një moment të veçantë. Ai shfaqet duke shijuar një byrek tradicional shqiptar, të përgatitur nga këngëtarja e njohur Albërije Hadërgjonaj. Bëhet fjalë për një byrek me mish dhe spinaq, që sipas reagimit të Tejadës ishte shumë i shijshëm. Ky moment i thjeshtë, por i ngrohtë ka shërbyer si një dritare për promovimin e traditës shqiptare në arenën ndërkombëtare, duke treguar edhe njëherë se kuzhina jonë ka potencial të madh për t’u vlerësuar globalisht, sidomos kur përgatitet me dashuri dhe shpërndahet përmes emrave me ndikim.