VIDEO/ Gjinaj: ‘Dosja e SHISH’ nuk mbyllet me 3 të akuzuarit, Hyseni dha një tjetër provë në SPAK

VIDEO/ Gjinaj: ‘Dosja e SHISH’ nuk mbyllet me 3 të akuzuarit, Hyseni dha një tjetër provë në SPAK

Gazetari Fatjon Gjinaj, i ftuar në Edicionin ‘Ora 19’ me moderatoren Armela Ferko në SYRI TV, ka folur për zhvillimet e fundit lidhur me dosjen hetimore ku është e përfshirë edhe drejtorja e Shërbimit Informativ Shtetëror, Vlora Hyseni. Gjinaj tha se seanca gjyqësore për rivlerësimin e masave të sigurisë u zhvillua me dyer të mbyllura dhe zgjati më shumë se dy orë. Sipas tij, pjesa më e madhe e seancës iu kushtua Hysenit, ndërsa për dy personat e tjerë të akuzuar u zhvillua një proces më vete.  ‘Vlora Hyseni nuk ka pranuar të mbajë ndonjë qëndrim konkret. Pjesa më e madhe e seancës, prej më shumë se dy orësh, është dedikuar posaçërisht për të’, tha Gjinaj. Sipas gazetarit, Hyseni dhe avokati i saj e kanë...