VIDEO/ Efektivët nuk ndaluan në vendin e aksidentit, Policia e Lezhës: Po transportonin një të arrestuar

VIDEO/ Efektivët nuk ndaluan në vendin e aksidentit, Policia e Lezhës: Po transportonin një të arrestuar

Policia e Lezhës ka reaguar lidhur me pamjet që u bënë virale ditën e djeshme në media, ku një automjet me efektivë Policie kaloi pranë dhe qetë qetë një aksidenti dhe nuk ndaluan për t’u interesuar mbi të aksidentuarin. Sipas bluve të Lezhës, në ato momentet efektivët kanë qenë duke shoqëruar një shtetas të paraburgosur, me masë sigurie “arrest në burg”, drejt burgut të Shënkollit. Autoritetet policore thonë se ndalimi i mjetit të shërbimit gjatë transportit të personave të arrestuar nuk lejohet për arsye sigurie, përveç rasteve kur ndalohet në ambientet e burgut ose në strukturat përkatëse të Policisë, siç parashikohet...
Burimi: Syri.net