Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
VIDEO / “E veshur me të zeza”, Kryemadhi batuta me gazetarët teksa paraqitet në SPAK
👁13357
Ish-kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi është paraqitur këtë të hënë në SPAK, duke respektuar masën e sigurisë të vendosur ndaj saj për “detyrim paraqitje”. Hyrjen në Prokurorinë e Posaçme, Kryemadhi e shoqëroi me batuta që i shkëmbeu me gazetarët. “Të them të drejtën jo se kam ndonjë gjë të keqe, po e kam për një kush… do ua them pastaj pasi të dal”, u tha Kryemadhi gazetarëve, të cilët e pyetën përse është veshur me ngjyrë të zezë. Më tej ajo shtoi se ndodhet aty “për detyrimin e paraqitjes”, duke thënë: “Ma shtynë një orë”.