VIDEO/ Dy gola për talentin e Shqipërisë në Itali, Gabriel Kulla shënon edhe me 10 lojtarë për Sasuolon
Gabriel Kulla kaloi një ditë fantastike në Itali me grupmoshat. Sulmuesi i Shqipërisë është aktualisht pjesë e të rinjëve të Sasuolos, ndërsa debutoi për pak minuta edhe me ekipin e parë në Serie A. Në ndeshjen kundër Albinolefes U-20, Kulla shënoi golin e parë të takimit. Më pas Sasuolos do të ngelej me 10 lojtarë, por sulmuesi shqiptar përfitoi bukur nga gabimi i portierit kundërshtar duke shënuar edhe golin e katërt të takimit, për ta mbyllur në 4-2. /Sport Ekspres/
Burimi:
sportekspres.com