VIDEO / Dikur tallte Joe Biden, shkallët e avionit rrëzojnë dhe Trumpin

VIDEO / Dikur tallte Joe Biden, shkallët e avionit rrëzojnë dhe Trumpin

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump ka shpëtuar pa lëndime në një incident mbrëmjen e kaluar, teksa ngjitej në shkallët e avionit presidencial Air Force One. Lideri i Shtëpisë së Bardhë është penguar mes shkallëve dhe për pak u rrëzua mbi to, një pamje që paraardhësi i tij Joe Biden e ofronte herë pas herë duke vënë në pikëpyetje gjendjen e tij shëndetësore. Videoja u shpërnda me shpejtësi në rrjetet sociale, me komentuesit që nuk lanë pa përmendur shprehjen e famshme se kjo është karma.
Burimi: Javanews.al