Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
VIDEO/ Digjet Range Roveri i parkuar
👁8630
Një automjet tipit Range Rover është përfshirë nga flakët e zjarrit mëngjesin e sotëm në lagjen Dunavat të qytetit të Gjirokastrës. Mjeti ndodhej i parkuar dhe në momentin që kanë shpërthyer flakët, banorët kanë njoftuar menjëherë autoritetet lokale. Forcat zjarrfikëse kanë mbërritur me shpejtësi në vendngjarje dhe kanë mundur të neutralizojnë flakët. Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit, ndërkohë që policia ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.