Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
VIDEO/ Del tym i bardhë nga Vatikani, zgjidhet Papa i ri. 40 mijë besimtarë ndodhen në sheshin Shën Pjetër
👁7684
Në raundin e tretë të votimit dhe në ditën e dytë të mbledhjes së Konklavës, nga Vatikani ka dalë tymi i bardhë. Bota katolike ka tashmë një Papë të ri. Tymi i bardhë doli nga oxhaku i Kapelës Sistine këtë të enjte pasdite. Ende nuk dihet kush është përzgjedhur, por pritet që brenda një ore, kardinalët të dalin në ballkonin e Kapelës Sistine. Pritet me padurim të njihet emri i Papës së ri, i cili i paraqitet botës nga Lozha e Bekimeve e Bazilikës së Vatikanit. Njoftimi bëhet nga Kardinali Protodiakon Dominique Mamberti. Gëzim i madh për mbarë Kishën Katolike...