VIDEO/ Debati për draftin e Kodit të ri Penal, PL: Përpjekje për deformimin e sistemit të së drejtës

VIDEO/ Debati për draftin e Kodit të ri Penal, PL: Përpjekje për deformimin e sistemit të së drejtës

Debati për draftin e Kodit të ri Penal vijon dhe Partia e Lirisë e cilëson si minues të shtetit të së drejtës, ndërsa kërkoi një proces të hapur diskutimi rreth tij. Zv/sekretarja e Përgjithshme e Partisë së Lirisë, Brunilda Haxhiu tha se projektligji i Kodit të ri Penal është një nga përpjekjet më të rrezikshme për deformimin e sistemit të së drejtës. “Në formën e tij aktuale, ky kod nuk është as reformë e drejtësisë e as përmirësim i sigurisë publike, por synon të kthejë ligjin në mjet represioni politik, duke cenuar thelbin e demokracisë dhe të drejtave tona themelore....