VIDEO / Braimllari nis të mbledhë vota për PS: Më 11 Maj, qytetarët duhet të zgjedhin rrugën evropiane

VIDEO / Braimllari nis të mbledhë vota për PS: Më 11 Maj, qytetarët duhet të zgjedhin rrugën evropiane

Pasi u largua nga Partia e Lirisë, Endrit Braimllari ka nisur punën për të mbledhur vota për PS. Në një video që ka ndarë në rrjete sociale, Braimllari shprehet se sot do të jetë në disa takime në Tiranë për të kërkuar mbështetjen për PS, si të vetmen forcë që do të mundësojë rrugën evropiane. “Të dashur miq, iu uroj një të diel të mbarë. Sot do të jemi takime në të gjithë Tiranën për të kërkuar mbështetje për PS, me qëllim që më 11 maj vota e qytetarëve të Tiranës të shkojë për rrugën evropiane të vendit.”, thotë Braimllari.
Burimi: Javanews.al