VIDEO/ Berisha: Nesër në orën 14:00 të gjithë te Ministria e Arsimit. Studentët kanë nevojë për mbështetjen e qytetarëve

VIDEO/ Berisha: Nesër në orën 14:00 të gjithë te Ministria e Arsimit. Studentët kanë nevojë për mbështetjen e qytetarëve

Gjatë konferencës për mediat, kryetari i PD-së Sali Berisha ka bërë thirrje që nesër në orën 14:00 tek Ministria e Arsimit të mblidhen të gjithë demokratët, qytetarët, pavarësisht nga bindjet politike, të gjithë prindërit e studentëve dhe çdo të ri të vendit të mbështesin protestën e studentëve. ‘Studentët kanë nevojë për mbrojtjen e qytetarëve, për mbështetje. Ndaj dhe le të bashkohemi nesër student, prindër, të rinj, qytetarë, si të pamposhtur, siç qëndruan sot studentët që sfiduan të vërtetë, mbrojtën kërkesat e tyre.’, theksoi Berisha. Pjesë nga deklarata e kreut të PD, Sali Berisha: Janë me dhjetëra të shtruar në spital. Deputetë të Partisë Demokratike kanë ndjekur me shqetësim të madh gjendjen e të plagosurve. Qarkullojnë dhe lajme të pakonfirmuara, të cilat nuk i bëj publike...