VIDEO/ Atentati në Durrës, dalin pamjet nga vendi ku u qëllua me automatik 29-vjeçari Dedja

VIDEO/ Atentati në Durrës, dalin pamjet nga vendi ku u qëllua me automatik 29-vjeçari Dedja

Dalin pamjet e atentatit mafioz në Durrës, ku 29-vjeçari Ermir Dedja u qëllua me automatik pak mesnatës së të hënës (20 Maj). “Më datë 20.05.2025, në orën 00:50, në lagjen nr. 18 Durrës, është qëlluar me armë zjarri shtetasi E. D., 29 vjeç, i cili ka humbur jetën në spital. Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe po vijojnë kontrollet për kapjen e autorit/ve. Është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë, vijojnë intensivisht hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe sigurimin e provave, me qëllim dokumentimin ligjor të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve”, njoftoi policia.
Burimi: Syri.net