Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Video/ “As më rru*et për policinë”, zbardhet debati mes Asllan Dogjanit dhe anëtarit të KAS
Kandidati i PD Asllan Dogjani ka “shpërthyer” ndaj anëtarit të KAS Ilir Rrusmajli gjatë procesit të rinumërimit të votave për qarkun e Tiranës. Shkak është bërë një votë, shënimi i së cilës ka devijuar nga kutia e emrit të Dogjanit. KAS e ka shpallur të pavlefshme votën, pasi sikurse ka sqaruar edhe më parë, do të llogaritet vota vetëm nëse shënimi bëhet brenda kutisë. Pjesë nga debati: Dogjani: Hajde shife sa e qartë është këtu! Rusmaili: Shif se të nxjerr policia. Dogjani: As më rruhet këtu për policinë fare. Hajde shife këtu është e paqartë vota. Vjedh votat ti dhe njofton policinë. Më bën mua...