VIDEO/ Arsenali i pandalshëm, i bën dy nga dy, Arteta: Jam i kënaqur me lojën dhe fitoren!

VIDEO/ Arsenali i pandalshëm, i bën dy nga dy, Arteta: Jam i kënaqur me lojën dhe fitoren!

Dy ndeshje 2 fitore, 6 pikë të plota, 4 gola të shënuar 0 të pësuar. Arsenal është perfekt në këtë fillim sezoni në Angli, me ekipin e Artetas që kaloi me sukses një transfertë delikate si ajo kundër Aston Villa. Falë këtij trepikëshi, kampionët në fuqi i bashkohen Man.City kryesues, ndërsa Aston Villa përjeton makthe në këtë start teksa e shohin veten me 0 pikë në 2 ndeshje, 5 gola të pësuar 0 të shënuar. Në “Villa Park” u zhvillua një ndeshje e fortë, e luftuar për çdo top, me pjesën e parë që u mbyll me rrjeta të paprekura. Në minutën e 55-të, gjyqtari i takimit akordoi një penallti për faull ndaj Saka, por VAR ndërhyri duke dhënë goditje dënimi në kufijtë e zonës...