Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
(VIDEO) Arrestohet në Allias i riu nga Shkodra, shiste pistoleta të ardhura nga Turqia
Policia e Tiranës ka goditur një rast të shitjes së armëve të zjarrit tek grupet kriminale. Gjatë finalizimit të aksionit nga forcat e Komisariatit Nr.4, uniformat blu arrestuan në Allias 28-vjeçarin Aleksandër Matoja nga Shkodra, person me precedent të mëparshëm penal për prodhim/shitje narkotikësh, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal. Ai u kap brenda makinës së tij, ku dhe u gjetën 2 pistoleta, të cilat dyshohet se do t’ua shiste anëtarëve një grupi kriminal që vepron në zonën e Freskut në kryeqytet. Armët ishin trafikuar nga Turqia dhe do të shiteshin për 3500 euro secila. Autoritetet dyshojnë se këto armë do të përdoreshin në ngjarje kriminale, megjithëse hetimet pritet të zbardhin të tjera detaje. Njoftimi i Policisë Tiranë: Finalizohet operacioni policor i koduar “Black...