Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
VIDEO/ Aksident i frikshëm në Pogradec, makina futet në korsinë e biçikletave
👁9512
Një aksident rrugor është regjistruar pak pasditen e sotme në aksin rrugor Lin – Pogradec, ku një automjet ka humbur kontrollin dhe është përplasur me trafikndarëset dhe për pasojë ka kaluar në korsinë e biçikletave duke shkaktuar dëme të shumta materiale. Dyshohet se shkak i aksidentit ka qene lagështia në rrugë dhe humbja e kontrollit të mjetit. Aktualisht raportohet se nuk ka të dëmtuar, drejtuesi i automjetit ka qënë duke udhëtuar i vetëm dhe pas aksidentit është transportuar në spital për kontrolle, por pa dëmtime. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.