Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
‘Vetting i thelluar për nivelet e larta në Policinë e Shtetit’, Karamuço: Disa në Akademi duhej të ishin në burg
👁10124
Eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço ka folur hapur mbi procesin e vettingut në Policinë e Shtetit gjatë një interviste televizive, duke theksuar nevojën për një strukturë të posaçme dhe kontroll të thelluar për nivelet e larta të karrierës policore. “Është bërë një ndryshim ligjor për vettingun e policisë. Unë kam qenë gjithmonë pro një strukture të veçantë. Për nivelet e larta që zhvillojnë karrierë duhet të bëhej një vetting shumë i thelluar, por kjo nuk ka ndodhur siç duhet,” deklaroi Karamuço. Ai ngriti shqetësime mbi mangësitë në filtrimin e drejtuesve të rëndësishëm, duke kujtuar se ka pasur denoncime që nuk...