Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
Vetmia tek adoleshentët: Një shqetësim global që ndihet edhe në Kosovë
PRISHTINË- “Ne jemi qenie sociale dhe kemi nevojë për socializim”. Psikologia Shkurte Bajgora e përsërit këtë disa herë për ta theksuar rëndësinë e lidhjeve ndërnjerëzore për mirëqenien emocionale. E angazhuar si psikologe tash e dhjetë vjet, ajo thotë se shpesh ka vërejtur se ndjenja e vetmisë te të rinjtë në Kosovë nuk lidhet domosdoshmërisht me mungesën e njerëzve rreth tyre. “Në takimet e para, gjithmonë thonë ‘kam shumë shoqëri’, por kur e diskutojmë më thellë, ato lidhje janë zakonisht shumë sipërfaqësore”, thotë Bajgora, e cila është edhe asistente në Departamentin e Psikologjisë në Universitetin e Prishtinës. Sipas një raporti të fundit të...