Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Vetmia e Berishës në gjyqin për korrupsion, 6 milionë dollarë për të mos marrë as një status në X
Makinacionet procedurale kanë bërë që gjyqi për aferën “Partizani” të ecë me hapin e breshkës, ndërsa Sali Berisha vazhdon paraqitjet e tij të rregullta në dyert e SPAK, duke e kthyer një proces që duhej të ishte një stigmë turpëruese përballë opinionit publik, në një serial akuzash kundër gjyqtarëve dhe prokurorëve. Megjithëse sulmi si strategji mbrojtjeje mund të funksionojë për të mbushur portalet dhe ekranet, rënia e interesit nga militantët e tij për ta shoqëruar përpara SPAK tregon një lodhje të thellë, një ndjesi e përhapur se kjo është një luftë me mullinjtë e erës që nuk sjell asnjë rezultat...