Vetëvritet me armë zjarri biznesmeni në Kamëz

Vetëvritet me armë zjarri biznesmeni në Kamëz

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur rreth mesnatës së djeshme në Kamëz ku një biznesmen i ka dhënë fund jetës. Bëhet fjalë për 38-vjeçarin B.A., i cili zotëronte një biznes në Kamëz. “Rreth mesnatës, dyshohet se është vetëvrarë me armë zjarri, në banesën e tij, në bulevardin “Nënë Tereza”, Kamzë, shtetasi B. A., 38 vjeç. Arma e zjarrit u sekuestrua me cilësinë e provës materiale. Punohet për sqarimin e rrethanave të rastit”-njofton policia. Top Channel
Burimi: Top-Channel.tv