“Vetëm po vrapoja”/ I riu përfundon në makinën e policisë, një grua sulmohet me spraj
Disa protestues janë zhvendosur në sheshin “Skënderbej” në Tiranë, ku janë regjistruar sërish përplasje me efektivët e policisë dhe shoqërime të të rinjve. Gjatë ndërhyrjes së policisë, një i ri që po futej në automjetin e efektivëve dëgjohet të thotë se kishte qenë duke vrapuar. Ndërkohë, gazetarja Hoxha iu drejtua disa të rinjve për të mësuar identitetin e tyre, pasi, sipas raportimit të saj, ata kishin kërkuar ndihmë për të njoftuar prindërit. Shoqërimet shkaktuan reagimin e personave që ndodheshin pranë, të cilët tentuan të ndërhynin për të ndaluar veprimet e policisë. Gjatë këtij momenti, një efektiv përdori spraj ndaj një gruaje që po afrohej. Sipas gazetares, të rinjtë e përfshirë në këto episode dukeshin jo më shumë se 25 vjeç. Ngjarjet në sheshin “Skënderbej” janë...
Burimi:
ntv.al