“Vetëm PD po reklamon rezultatet”/ Profesori Muhaj: Ka një fushatë pas zgjedhore, partitë e tjera vetëm sa shajnë…

“Vetëm PD po reklamon rezultatet”/ Profesori Muhaj: Ka një fushatë pas zgjedhore, partitë e tjera vetëm sa shajnë…

Profesor Ardian Muhaj, një nga njohësit e mirë të zhvillimeve të politikës, kryesisht në PD, i ftuar në një intervistë televizive argumentoi situatën politike në ven duke iu referuar zgjedhjet e 11 majit, sipas rezultatit tashmë konkret. Muhaj u shpreh se tashmë kemi një proces pasgjedhor po aq të rëndësishëm, teksa duhet të bëhet transparenca e votës, pasi është e qartë se vullneti i popullit nuk është shprehur siç duhet. PD është aktive dhe konkrete në këtë fushatë paszgjedhore, ndryshe nga partitë e tjera, që edhe pse shajnë sistemin, nuk reklamojnë rezultatin. “Kemi një dëshmitar konkret në studio (Aulon Kalaja) se si u tjetërsua vota. Është turp që në kohën e Inteligjencës Artificiale të numërohen votat për më shumë se një javë dhe ende nuk...