“Vetëm lajeni mirë, do vij ta marr”/ Kripto, call center dhe një exchange, pistat e vrasjes së Eglant Kocit

“Vetëm lajeni mirë, do vij ta marr”/ Kripto, call center dhe një exchange, pistat e vrasjes së Eglant Kocit

Veç kërkimeve ndaj Armand Shakajt, i dyshuar për vrasjen e Eglant Kocit, duke ndjekur pistën e krimit të ndodhur prej parave të call center-ave dhe të kriptomonedhave, rezulton se grupi i hetimit ka pyetur edhe pronarin e një exchange-i në Tiranë. Dosja që Top Channel e disponon tregon se, pasi familjari i Eglantit kishte depozituar denoncimin për zhdukjen e tij, në datë 5 qershor ai i tregoi më pas policisë se i vëllai konvertonte kriptomonedha në një subjekt pranë Laprakës. Por rezulton se administratori i një “Exchange” ka shpjeguar se viktima kishte më shumë se një muaj që nuk ishte paraqitur për transferta. Kjo dëshmi ka përforcuar dyshimin fillestar të agjentëve të policisë, që vazhdojnë të hetojnë në drejtim të vrasjes së Eglant Kocit në Tiranë, ditën...