Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Vetëm 46% e të rriturve në Shqipëri kanë një llogari bankare, larg mesatares globale prej 79%
Vetëm 46 për qind e të rriturve në Shqipëri kanë një llogari bankare, sipas të dhënave më të fundit të vitit 2024 nga Banka Botërore. Të dhënat janë pjesë e raportit Global Findex 2025, i cili u publikua këto ditë dhe ofron një panoramë globale mbi përfshirjen financiare të qytetarëve në më shumë se 120 shtete. Në Shqipëri, anketa është zhvilluar me 1,000 persona dhe ka treguar se përkundër përmirësimeve krahasuar me vitin 2011 kur afërsisht 30% kishin një llogari bankare vendi ynë vijon të mbetet pas mesatares globale, që në vitin 2024 arriti në 79%. Në nivel global, përfshirja...