Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Vetëdeklarimi i adresës së banimit, detyrim që duhet të kryhet në e-Albania nga kryefamiljari
Çdo qytetar me vendbanim apo vendqëndrim në Shqipëri ka detyrimin të bëjë vetëdeklarimin e adresës së banimit nëpërmjet e-Albania. Por me qëllim vërtetimin e adresës së deklaruar, qytetari ka detyrimin të ngarkojë dokumentin e pronësisë së apartamentit apo të kontratës së qirasë për ata që banojnë me qira. E njëjta procedurë do të zbatohet edhe për rastet e ndryshimit të adresës së vendbanimit, ku qytetarët do të duhet të ngarkojnë çdo dokument të ligjshëm që provon vendbanimin apo vendqëndrimin e tyre në adresën e deklaruar. “Çdo kryefamiljar ka të drejtë të bëjë kërkesën për ndryshimin e vendbanimit apo saktësimin e vendbanimit, duke pasqyruar në portalin e-Albania një dokument certifikatë pronësie, kontratë qiraje, një kontratë hua-përdorje ose çdo dokument ligjor tjetër që vërteton vendbanimin e tij....