Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Vera shton infeksionet, mjekja: Më të rrezikuarit të sëmurët kronikë dhe ata me nishane
Ekspozimi në diell dhe ujëra, qofshin këto dete e pishina, edhe gjatë këtij sezoni veror ka sjellë probleme të forta në lëkurë, aq sa rastet u janë drejtuar spitalit për ndihmë. Mjekët e QSUT-së thonë se më prezente janë infeksionet bakteriale, virale dhe mykotike të lëkurës, më shpesh për shkak të pishinave. “Gjatë verës janë shtuar infeksionet bakteriale dhe virale të lëkurës, sepse në temperaturat e larta ulet imuniteti i lëkurës, por përkeqësohen edhe sëmundjet kronike nga këto temperatura. Vërtet lëkura ka nevojë për rrezatim, por për një sasi të caktuar. Nëse kjo shtohet, imuniteti i lëkurës dhe sëmundjet e tjera ndikojnë në shëndetin e pacientit. Kjo përkeqëson situatën,” thotë dermatologia Etleva Jorgaqi. Më probleme kanë pasur të sëmurët kronikë dhe ata me nishane në...