Vengu e Kumbaro nga Vlora: Zonat turistike të sigurta, vatrat e zjarrit po shuhen

Vengu e Kumbaro nga Vlora: Zonat turistike të sigurta, vatrat e zjarrit po shuhen

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro dhe kryetari i Bashkisë Vlorë, Ermal Dredha po ndjekin nga afër situatën e krijuar me zjarrin në Vlorë e jo vetëm. Në përfundim të mbledhjes së Komitetit të Emergjencave Civile në Vlorë, ministri Vengu theksoi se angazhimi i institucioneve është i plotë dhe po punohet intensivisht për rikthimin e normalitetit në zonat e prekura. “Situata është shumë më pozitive, si në aksin Korçë-Lukovë, ashtu edhe në lartësitë e Kaninës, ku vatrat janë shuar plotësisht. Vijojmë të jemi vigjilentë, me trupa të angazhuar në terren dhe mbështetje nga ajri,”...