Vengu dhe Kumbaro nga Vlora: Situata e zjarreve nën kontroll, vijon mbështetja nga ajri

Vengu dhe Kumbaro nga Vlora: Situata e zjarreve nën kontroll, vijon mbështetja nga ajri

Situata per shuarjen e zjarreve në vend po shkon drejt normalizimit, ndërsa kushtet atmosferike kanë lehtësuar ndjeshëm punën e forcave në terren që prej ditësh janë në përballje të vazhdueshme me flakët. Nga Vlora, ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu, ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro dhe kryetari i bashkisë së Vlorës Ermal Dredha, përsëritën angazhimin e plotë institucional në përballimin e situatës, me zbatimin rigoroz të ligjit dhe në mbështetje të banorëve të prekur. Ministri Vengu deklaroi se situata në zonat më problematike është përmirësuar ndjeshëm “Jemi në një situatë shumë më pozitive, si në aksin Borsh-Piqeras-Lukovë, ashtu edhe...