Burimi:
Inforculture.info

Foto © Inforculture.info
Vendprehjet e disa pjesëtarëve të familjes së Skënderbeut
Vendprehjet e disa pjesëtarëve të familjes së Skënderbeut – Nga Valter Shtylla Valter Shtylla Kontributi i familjes së Kastriotëve në mbrojtjen e trojeve arbërore pa dyshim përbën momentin më të rëndësishëm dhe më përfaqësues në Historinë Mesjetare Shqiptare. Çdo burim apo relike e kësaj familjeje na e afron më tepër dhe na e bën më të prekshme kulturën materiale dhe shpirtërore të Skënderbeut dhe njerëzve të tij. Në kushtet e mungesës së të dhënave mbi reliket e vendvarrimit të Gjergj Kastriot Skënderbeut merr rëndësi zbulimi dhe identifikimi i monumenteve funerare të disa prej të afërmve të tij. Ekzistenca e këtyre objekteve në troje jashtë Shqipërisë flet për marrëdhëniet e Skënderbeut me dinasti dhe fisnikë të lartë në Evropë. Në të njëjtën kohë ruajtja me kujdes...