Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Vendoset lëndë plasëse në gomën e parë të automjetit të parkuar në afërsi të një spitali, raportohet për dëme…
👁10284
Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur në afërsi të një spitali në rrugën “Pjetër Budi”. “Rreth orës 03:55, të datës 01.05.2025, në rrugën “Pjetër Budi”, dyshohet se në parkingun në afërsi të një spitali, është vendosur një sasi e vogël e dyshuar lëndë plasëse në gomën e parë të automjetit në pronësi të shtetases M. K. Si pasojë ka vetëm dëme materiale. Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve si dhe sqarimin e rrethanave të rastit”, njofton policia.