Vendimi i Qeverisë për rritjen e TVSH-së në shërbimin e akomodimit në 10%, reagon Shoqata Shqiptare e Turizmit: Ja 3 kërkesat tona!

Vendimi i Qeverisë për rritjen e TVSH-së në shërbimin e akomodimit në 10%, reagon Shoqata Shqiptare e Turizmit: Ja 3 kërkesat tona!

Shoqata Shqiptare e Turizmit (ATA) kundërshton projektvendimin e Qeverisë për rritjen e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar (TVSH) për shërbimet e akomodimit nga 6% në 10%, duke paralajmëruar se kjo masë mund të dëmtojë konkurrueshmërinë e sektorit turistik shqiptar në rajon. Në një deklaratë publike, ATA kërkon pezullimin e projektvendimit, zhvillimin e konsultimeve me grupet e interesit dhe përqendrimin e përpjekjeve të qeverisë në luftën kundër informalitetit në tregun e akomodimit. Sipas shoqatës, propozimi është hartuar pa konsultim paraprak me përfaqësuesit e sektorit dhe pa një analizë të plotë të ndikimit ekonomik. ATA argumenton se rritja e taksës vjen në një periudhë kur bizneset e turizmit po përballen me vështirësi, të lidhura me rënien e euros, rritjen e pagave dhe shtrenjtimin e lëndëve të para....