No Image Available

JO KANDIDAT NGA PARTITE/ AGRON SHEHAJ PROPOZON FORMULEN E RE QE DO RREZOJE RAMEN

Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, ka prezantuar një alternativë për bashkimin e opozitës në zgjedhjet vendore të 9 majit 2027, duke propozuar që forcat opozitare të koordinohen rreth protestës dhe të mbështesin një kandidat që vjen prej saj. Shehaj theksoi se bashkimi opozitar nuk duhet të ndërtohet thjesht përmes marrëveshjeve mes partive, por mbi një kauzë të përbashkët, të cilën ai e identifikon me protestën qytetare dhe studentore. Sipas tij, protesta ka krijuar një realitet të ri në skenën politike shqiptare dhe duhet të shërbejë si pikë referimi për organizimin e opozitës në garën e ardhshme lokale. Për këtë arsye, Shehaj argumenton se kandidati për Bashkinë e Tiranës duhet të jetë një përfaqësues i dalë nga kjo lëvizje, duke shmangur kështu një proces ku...