Vendimet e Disiplinës, bllokohet merkato për Tiranën dhe Skënderbeun

Vendimet e Disiplinës, bllokohet merkato për Tiranën dhe Skënderbeun

Komisioni i Disiplinës në Federatën Shqiptare të Futbollit, ka marrë vendime të rëndësishme për tre klube shqiptare. Tiranës dhe Skënderbeut u është bllokuar merkato në hyrje, për tre sensione. Vendimi është marrë për shkak se dy klubet nuk respektuar vendimet. Përveç Tiranës dhe Skënderbeut, subjekt i vendimeve ka qenë edhe Dinamo. Klubi blu është urdhëruar të shlyejë detyrimet ndaj Dritan Mehmetit dhe Corrado Saccone. Vendimet e Komisionit të Disiplinës: KF Tirana, për dështim në ekzekutimin e vendimit nr. 18, datë 25.07.2024 të Dhomës Kombëtare të Zgjidhjes së Mosmarrëveshjeve, në bazë të nenit 29/1/c të KDE, vendoset ndalimi i regjistrimit të...