Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Vendim i papritur nga Pentagoni, tërheq teknologjinë kundër dronëve nga Ukraina dhe ia vë në dispozicion forcave amerikane në Lindjen e Mesme
Në një veprim të papritur që sinjalizon një ndryshim në prioritetet e Pentagonit, administrata Trump ka vendosur të tërheqë teknologjinë kundër dronëve nga Ukraina dhe ta vërë atë në dispozicion të forcave ajrore amerikane në Lindjen e Mesme. Këto janë raketahedhës që Ukraina përdor për shkatërruar dronë rusë. Sipas Wall Street Journal, Pentagoni informoi në mënyrë diskrete Kongresin javën e kaluar. Ky veprim vjen pothuajse njëkohësisht me deklaratën e Trump të mërkurën se homologu i tij rus i tha atij në një telefonatë se Moska do t’u përgjigjej sulmeve të fundit ukrainase, duke zvogëluar perspektivat për një pauzë në luftën...