Vendet me ujërat më të pastra në Europë, pse Shqipëria renditet e fundit?

Vendet me ujërat më të pastra në Europë, pse Shqipëria renditet e fundit?

Adhuruesit e notit që kërkojnë vendin e përsosur për t’u larë ka shumë gjasa të jenë në ujëra të sigurta në Europë – të paktën sa i përket përmbajtjes kimike.Analiza më e fundit e Agjencisë Europiane të Mjedisit (EEA), e cila shqyrtoi 22,127 pika bregdetare, liqenore dhe lumore, vlerësoi si “të shkëlqyera” 85% të vendeve për larje.Qipro u shpall destinacioni më i mirë për notuesit, me mbi 99% të ujërave të saj që morën vlerësimin maksimal. Ky vend është renditur vazhdimisht ndër më të mirët gjatë viteve, duke ofruar vende mahnitëse si Aya Napa, Plazhi Nissi, Gjiri i Fikut dhe...