“Vendet kandidate po përballen me sulme hibride”- Marta Kos: Shqipëria avancon në negociata, BE po forcon garancitë për shtetin e së drejtës!

“Vendet kandidate po përballen me sulme hibride”- Marta Kos: Shqipëria avancon në negociata, BE po forcon garancitë për shtetin e së drejtës!

Komisionerja për Zgjerimin, Marta Kos, deklaroi sot (13 tetor) se procesi i zgjerimit të Bashkimit Europian po përshpejtohet, me hapa të rinj për Shqipërinë, Malin e Zi, Ukrainën dhe Moldavinë. Para mbledhjes së Këshillit të Çështjeve të Përgjithshme, ajo theksoi se zgjerimi duhet të shoqërohet me garanci më të forta për shtetin e së drejtës dhe me reforma që e bëjnë BE-në më efektive. “Natën e kaluar, Mali i Zi mbylli edhe tre kapituj të tjerë negociues. Sot do të mbyllim një kapitull me Shqipërinë dhe do të hapim nga dy grupkapituj me Ukrainën dhe Moldavinë. Ndërsa procesi i zgjerimit po merr ritëm, do të diskutojmë me shtetet tona anëtare se si të sigurohemi që Bashkimi ynë të bëhet më i fortë ndërsa bëhet më...