Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Vëllai e denoncoi të zhdukur që në maj, gjendet trupi i dekompozuar i 72-vjeçarit në Fier
Në tokat e fshatit Sektor Seman, është gjetur i dekompozuar, trupi i pajetë i shtetasit M. Sh., 72 vjeç, banues në Fier. Nga kqyrja paraprake, nuk janë konstatuar shenja dhune. Ky shtetas është shpallur në kërkim në datë 12.07.2025, nga Komisariati i Policisë Fier, pas kallëzimit të bërë nga vëllai i tij për largim nga banesa. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të vdekjes. Top Channel