“Veliajn do e lejnë edhe pa bukë vetëm se kritikoi Vuçiçin”, Meta debate në sallën e gjyqit

“Veliajn do e lejnë edhe pa bukë vetëm se kritikoi Vuçiçin”, Meta debate në sallën e gjyqit

Gjykata e Posaçme ka shtyrë seancën gjyqësore ndaj Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit, duke mos pranuar që procesi të vijojë pa praninë e avokatëve mbrojtës. Seanca e radhës është caktuar më 5 nëntor. Për shkak të mungesës së mbrojtësve, gjykata ka vendosur të caktojë avokatë kryesisht për Metën dhe Kryemadhin, me qëllim garantimin e mbrojtjes së tyre në proces. Ndërkohë, gjatë kohës që trupa gjykuese ishte tërhequr për vendim, Ilir Meta ka shkëmbyer batuta me një person nga publiku, duke ironizuar situatën e Erion Veliajt. “Çojini ndonjë gjë për të ngrënë Veliajt, se do e lënë edhe pa bukë këta, vetëm se kritikoi Vuçiçin”, u shpreh Meta.