“Veliaj në burg është paradoks juridik”, ish-prokurori: Ngërçi duhej zgjidhur ligjërisht

“Veliaj në burg është paradoks juridik”, ish-prokurori: Ngërçi duhej zgjidhur ligjërisht

Ish-prokurori Eugen Beci komentoi situatën e krijuar në Bashkinë e Tiranës pas largimit të nënkryetares Aurela Ristani dhe shkarkimit të disa zyrtarëve të lartë nga ana e kryebashkiakut Erion Veliaj, i cili ndodhet në burg prej më shumë se një viti. Sipas tij, problemi është më shumë se kryetari i bashkisë, por te përplasja institucionale e kompetencave që nuk është llogaritur mirë. Kemi një vendim të Gjykatës Kushtetuese që thotë se kryetar bashkie është Veliaj. Kemi një ndërthurje të konflikteve administrative, civile, penale që duket se legjislacioni shqiptar nuk është i gatshëm t’i përballojë. Prokuroria me të drejtë dyshon se një kryetar bashkie mund ketë shpërdoruar detyrën duke kryer një sërë veprash penale dhe kërkon arrest me burg, legjislacioni gjendet i papërgatitur në këtë situatë,...