Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Veliaj: Kush e mban mend si ishte Sheshi Skënderbej në vitin 2015?
👁8992
Nga Erion Veliaj Kush e mban mend si ishte Sheshi Skënderbej në vitin 2015? Një vendgrumbullim makinash, që vinin rrotull nga mëngjesi në darkë, duke ndotur mjedisin, pa pasur asnjë funksion tjetër për qytetarët. Edhe pse quhej shesh, ai nuk kishte funksionin e një sheshi, ku njerëzit mblidhen dhe shijojnë bisedat me njëri-tjetrin; ishte më shumë një vend traziti, se sa një vendtakim. 8 vjet më parë ne realizuam një nga transformimet më të jashtëzakonshme në Tiranë, kur vendosëm ta kthenim atë në një hapësirë kushtuar njerëzve e jo makinave, duke i dhënë atë që i mungonte prej vitesh: të...