Veliaj i kujton Ramës të kaluarën: Unë isha aty kur të gjithë të lanë vetëm
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka vijuar përplasjen publike me kryeministrin Edi Rama përmes një tjetër reagimi nga qelia, ku këtë herë ndalet te marrëdhënia e tij me Partinë Socialiste, drejtimin e Bashkisë së Tiranës dhe figurat që janë aktualisht në kabinetin qeveritar. “Unë nuk i bie shtëpisë sime me gurë. PS jo e jo, po flas Tiranën. Jam marrë me çdo semafor, pllakë në shesh, sinjalistikë etj. Më dhemb më shumë se të gjithë ju bashkia”, shkruan Veliaj, duke theksuar lidhjen e tij me qytetin dhe punën e kryer në drejtimin e institucionit. Ai ironizon ministrat e qeverisë, duke thënë se asnjëri prej tyre nuk ka përjetuar një ditë në opozitë. Në përgjigjen e tij, Veliaj rikujton edhe disa prej momenteve politike të së...
Burimi:
ntv.al