Veliaj dhe bashkëshortja e tij zyrtarisht të pandehur! Akuza i komunikohet edhe Bushkës, biznesmenit dhe policit

Veliaj dhe bashkëshortja e tij zyrtarisht të pandehur! Akuza i komunikohet edhe Bushkës, biznesmenit dhe policit

Erion Veliaj TIRANË- Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, është marrë zyrtarisht i pandehur nga SPAK, për akuzat e korrupsionit, pastrimit të parave dhe fshehjes së pasurisë. Oficerët e Byrosë Kombëtare të Hetimit kanë shkuar mesditën e kësaj të mërkure pranë ambienteve të Paraburgimit në Durrës, për t’i komunikuar akuzat, pasi Veliaj nuk ishte vetë i pranishëm në SPAK. Ndërkohë, mëgjesin e sotëm akuzat iu komunikuar edhe bashkëshortes së tij, Ajola Xoxa. Kjo e fundit u mor e pandehur për tre akuza, korrupsion, pastrim parash dhe mosdeklarim parash. Xoxa është lënë në masën “detyrim paraqitje” lidhur me dosjen Veliaj, ku rezultonte se ishte...